Suksesi/ Për herë të parë në histori, Kombëtarja e vajzave në futboll pjesë e play-off të Europianit

Historike. Për herë të parë Shqipëria e vajzave në futboll do mund të luajë në play-off e Euro 2025 që do zhvillohet në Zvicër, duke kërkur një vend në finalet e vitit që vjen.
Në “Elbasan Arena” vajzat e drejtuara nga Armir Grima mundën 3-1 Luksemburgun dhe me nëntë pikë e mbyllin grupin C kualifikues në vendin e parë, duke lënë pas vetes Luksemburgun dhe Estoninë.
Vajzat kuqezi shënuan me Megi Doçin dhe Qëndresa Krasniqin në pjesën e parë, ndërsa Fortesa Berisha i “vuri vulën” tri pikëve me golin e tretë në fillimin e pjesës së dytë. Goli i mikeshave me Kremer në fundin e lojës shërbeu sa për statistika.
Pas këtij suksesi Shqipëria siguron ngjitjen në Ligën B dhe kualifikohet në fazën play-off për Euro 2025 duke arritur suksesin më të madh deri tani në historinë e futbollit të vajzave në Shqipëri./m.j
#Suksesi #Për #herë #të #parë #në #histori #Kombëtarja #vajzave #në #futboll #pjesë #playoff #të #Europianit
Java News