Aktualitet

Rithemelimi heq dorë nga molotovët pas incidentit me gazetarët? Skenar të ri me goma e benzinë…

Rithemelimi i Sali Berishës dhe PL e Ilir Metës kanë nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protestuesit, ndryshe nga herët e tjera, kanë sjellë goma të vjetra para godinës së bashkisë, duke i vendosur ato sipër njëra-tjetrës.

Pranë gomave është edhe një çantë me disa shishe me lëndë djegëse.

Me gjasë pritet që gomave t’u vihet flaka. Ky është një skena ri ri, pas incidentit ku një militant i Berishës iu hodhi gabimisht gazetarëve një bombë molotov. Këtë të martë, këto të fundit duket se kanë munguar.

/a.r

#Rithemelimi #heq #dorë #nga #molotovët #pas #incidentit #gazetarët #Skenar #të #goma #benzinë..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button