Aktualitet

Krasniqi: 365 ditë nën sanksione nga BE-ja

Shkruan: Rrezarta Krasniqi

365 ditë nën sanksione nga BE-ja.

Sot bëhet 1 vit nga vendosja e masave ndëshkuese nga BE-ja për Republikën e Kosovës. Askush nuk ka mundur ta paramendoj qe aleatët tanë 25 vite pas intervenimit për çlirimin e Kosovës do të vendosnin sanksione për ne.

Kjo qeveri është e dështuar dhe duhet të japë dorëheqje sepse vendi është në situatën më të vështirë që ka qenë ndonjëherë.

Kjo qeveri e ka humbur rrugën dhe ka shkaktuar dëme të mëdha për vendin. Në këtë kohë ne do të duhej të festonim anëtarësimin në ndonjë organizatë ndërkombëtare, avancimin për ulëse në NATO dhe BE, ndërsa ne fatkeqësisht, po festojmë 1 vjetorin e sanksioneve nga BE-ja, shtëpia ku kemi ëndërruar gjithmonë të jemi pjesë e saj.

Jeni qeveri e turpit dhe do të mbaheni në mend për dëmet e pariparueshme që ia keni shkaktuar vendit.

(Autorja është deputete e LDK-së)

 



#Krasniqi #ditë #nën #sanksione #nga #BEja
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button