Aktualitet

Ukraina sulmon Rusinë me raketa amerikane, Moska paralajmëron: Mos bëni gabime fatale

Forcat e Kievit kanë kryer sulmin e parë kundër Rusisë duke përdorur raketa amerikane, pas autorizimit të dhënë zyrtarisht nga Uashingtoni.

Kjo është bërë e ditur nga burime jozyrtare ruse, duke saktësuar se është goditur një sistem i mbrojtjes kundërajrore në rajonin kufitar të Belgorodit. Lajmi vjen në ditën kur Moska paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të mos bënin gabime “fatale” në Ukrainë.

Sipas kanalit rus Telegram të ekspertëve ushtarakë Dva Majora, i cili ka mbi 700,000 abonentë, raketat amerikane Himars goditën një stacion që vendoste raketa S-300 dhe S-400. I njëjti burim shtoi se nuk raportohet për viktima në mesin e ushtarëve të Moskës. Kanali postoi gjithashtu disa fotografi që tregojnë automjete ushtarake në zjarr dhe re tymi që ngrihet në qiell. Një tjetër kanal rus, Astra, shkroi se sulmi dëmtoi një bazë trupash dhe një zonë të ruajtjes së armëve të rënda në rrethin Korochanskiy, gjithashtu në rajonin Belgorod.

Lajm nuk konfirmohet nga autoritetet në Moskë dhe as nga ata në Kiev. Megjithatë, më parë, guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, kishte thënë se dje një person kishte vdekur dhe tre të tjerë ishin plagosur nga shpërthimi i një depoje municionesh në rrethin Korochansky, por ai nuk kishte specifikuar shkaqet.

Paralajmërimi për Shtetet e Bashkuara për “gabime llogaritëse që mund të kenë pasoja fatale” u bë nga zëvendësministri i Jashtëm rus Serghei Ryabkov, i cili denoncoi një qëndrim “të papërgjegjshëm” nga ana e amerikanëve.

“Ata i kanë dhënë Kievit “letrat e bardha” dhe “nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar veprimet e rrezikshme provokuese të miqve të tyre”, deklaroi zëvendësministri, duke paralajmëruar se “sigurisht do të ketë një çmim për të paguar për Shtetet e Bashkuara”.

SHBA-ja e ka bërë të qartë se tani për tani raketat e furnizuara në Kiev mund të përdoren për të goditur territorin rus vetëm me synimin për të kundërshtuar avancimin e trupave të Moskës në rajonin e Kharkiv. Por Rusia ka frikë se ato mund të përdoren gjithashtu për të bombarduar sistemin e saj të mbrojtjes strategjike, pasi ukrainasit u përpoqën të sulmonin dy radarë duke përdorur dronë ditët e fundit.

/a.r

#Ukraina #sulmon #Rusinë #raketa #amerikane #Moska #paralajmëron #Mos #bëni #gabime #fatale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button