Aktualitet

Miqësorja Shqipëri-Litenshtejn/ Publikohen formacionet zyrtare, Sylvinho me dy befasi në sulm! Ndryshon edhe mbrojtja

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes miqësore Shqipëri-Litenshtejn, e para nga dy, që kombëtarja do luajë në prag të kampionatit Evropian. Trajneri Sylvinho ka disi ndryshime nga ndeshjet e mëparshme, duke filluar nga sulmi ku Broja do jetë në maj, i mbështetur nga Arbër Hoxha. Këta të dy, sëbashku me Jasir Asanin do përbëjnë repartin ofensiv.

Në mesfushë Ylber Ramadani është lënë pushim, pasi Sylvinho ka ngarkuar Klaus Gjasulën si ‘digë’ para mbrojtjes. Ky repart përbehet edhe nga Asllani e Nedim Bajrami. Ndryshime ka edhe në mbrojtje.

Kombëtarja në këtë miqësore shihet si super favorite për të fituar, ndërsa Litenshtejn vjen me shumë mungesa, kryesisht dëmtime.

Formacionet zyrtare

SHQIPËRIA: E. Berisha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Gjasula, Asllani, Bajrami, Asani, Hoxha, Broja.
Trajner: Silvinjo

LIHTENSHTEJNI: Ospelt, Kindl, Gopel, N. Bek, Volfinger, Maier, Sele, Byhel, Lyhinger, Saglam, J. Bek.
Trajner: Konrad Fynfshtyk

#Miqësorja #ShqipëriLitenshtejn #Publikohen #formacionet #zyrtare #Sylvinho #befasi #në #sulm #Ndryshon #edhe #mbrojtja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button