Aktualitet

“Mediu-Meta-Basha, në zhdukje elektorale”/ Minxhozi: Bashkimi i pamundur, por edhe i pavlefshëm. Janë humbës

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Rithemelimi i Sali Berishës si dhe partitë e Ilir Metës e Fatmir Mediut janë në një risk të madh zhdukjeje elektorale.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se bashkimi i opozitës, përveçse i pamundur, është edhe i pavlefshëm, pasi janë të gjithë humbës.

“E shoh këtë qasje si një ndër shkqet kryesore që politikanët drejtues, sillen në mënyrë të tillë, sikur çdo gjë negative nuk prek poltronet e tyre. Parti si kjo e Mediut, e Metës, Bashës, natyrisht që fenomeni nuk lë pa prekur të mëdhatë, por këto të voglat, mund të bëjnë sa të duan organizime, problemi që kanë, është që përpiqen që të mbeten në fushën e lojës një ditë pas zgjedhjeve.

Partitë e vogla, unë e shoh në një risk të madhe zhdukjeje elektorale, opozita është e përçarë. Nuk shoh se ka problem në krijimin e federatës që thotë Mediu. Berisha vazhdon të shohë ëndrra dhe i sheh në mënyrë pak më modeste Basha. Realisht është kjo situata.

Kur Rithemelimi nuk bashkohet me Bashën për shkak të logos dhe vulës, Ilir Meta nuk bashkohet me Berishën, nuk i kanë të qarta termat, Meta me Bashën është prishur për gjëra të thella, partitë e vogla përpiqen të bëjnë diçka, por e kanë të pamundur.

Është një situatë ku bashkimi është i pamundur dhe i pavlefshëm, do të ishte një bashkim humbësish që nuk kanë shanse për fitore. E dinë fare mirë si e mendon shqiptari i thjeshtë opozitën, qeverinë. E dinë çfarë mendojnë ndërkombëtarët. Nuk bëjnë atë që duhet të bëjnë, të largohen dhe t’i hapin rrugë brezit të ri.”, theksoi ai./m.j

#MediuMetaBasha #në #zhdukje #elektorale #Minxhozi #Bashkimi #pamundur #por #edhe #pavlefshëm #Janë #humbës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button