Aktualitet

Prej 6 ditësh në koma! Nis tentativa për ta zgjuar avokatin Mëngjesi, çfarë tregoi skaneri

Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer, mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.

Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, thotë për A2 CNN se ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.

Avokati u dhunua, mëngjesin e së mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.

Policia tha se sulmi ndaj avokatit ka ndodhur për shkak të detyrës. Një nga autorët e sulmit ndaj tij u vetëdorëzua, ndërsa u shpallën në kërkim 3 autorët e tjerë të dhunës.

Dy ditë më parë, gjykata e Tiranës la në burg Dritan Nanon, i cili u arrestua si organizator i dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, si edhe Dorian Alian, një nga agresorët e sulmit ndaj avokatit.

Edhe për 3 agresorët e tjerët që janë në kërkim nga policia, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, është caktuar masa “arrest me burg” në mungesë.

/a.r

#Prej #ditësh #në #koma #Nis #tentativa #për #zgjuar #avokatin #Mëngjesi #çfarë #tregoi #skaneri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button