Aktualitet

Rama gazetarit italian: Përbaltësi i Xhafajt është dënuar nga gjykata! Bën pjesë tek partia që të furnizon ty me këto gjëra

Emisioni “Report” i Rai 3, ka ardhur sërish në Shqipëri, duke shkuar edhe në Gjadër.

Për gazetarin italian Giorgio Mottola, ka dhënë një intervistë të gjatë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Edhe pse me batuta dhe ironi, Rama i ka dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarit, duke mos harruar pa i përmendur faktin se në dokumentarin e parë, nuk e kishin përfshirë, edhe pse përgjigjia për pyetjet u kishte shkuar.

Në intervistën për RAI 3, kryeministri Rama hodhi poshtë akuzat për Fatmir Xhafën dhe Taulant Ballën, duke akuzuar gazetarin italian për pafytyrësi.

Rai3: Ishte ministri pasardhës, Xhafa, që nuk kishte gabuar, po dha dorëheqjen menjëherë më pas. Është ministri aktual i Brendshëm. Ka një bisedë midis dy krerëve të mafies, të cilët thonë: “E dimë kush do jetë ministri i ardhshëm i Brendshëm dhe përmendin emrin e Taulant Ballës. Më falni.

Kryeministri: Më fal, po që ti thuash këto gjëra duhet të jesh i pafytyrë. Unë nuk arrij dot ta imagjinoj sesi mundet shërbimi italian të tregojë këtë fytyrë… Pra, ato gjëra që po thoni janë të pakonceptueshme. “Shumë eksponentë” dhe pastaj flet për një ministër të Brendshëm, vite më parë dhe pastaj shton Fatmir Xhafën, njeriu i cili dha dorëheqjen në mënyrën më qytetare, jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë.

Rai3: I vëllai ishte i dënuar në Itali.

Kryeministri: Do më lini të mbaroj?

Rai3: Absolutisht, po.

Kryeministri: Jo sepse kishte lidhje me ndonjë gjë, po thjesht për një çështje morale. Në rregull? Pas një sulmi me baltë, për të cilin ka një proces gjyqësor që vazhdon dhe përbaltësi që ishte në vijë të parë është dënuar nga gjykata e shkallës së parë. Bën pjesë në grupin politik që e furnizon me këto gjëra.

#Rama #gazetarit #italian #Përbaltësi #Xhafajt #është #dënuar #nga #gjykata #Bën #pjesë #tek #partia #që #të #furnizon #këto #gjëra
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button