Aktualitet

Policia kontrolloi disa argjendari në Gjilan, arrestohen gjashtë persona – sekuestrohen mbi 33 kg ari, mijëra euro e franga

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me sektorin e Korrupsionit të PK-së, në një operacion të kryer në disa biznese që ushtronin veprimtarinë e argjendarive në komunën e Gjilanit, ka gjetur dhe sekuestruar mbi 33 kilogramë ari, mbi 14 mijë euro si dhe afro 10 mijë franga zvicerane.

Lidhur me rastin sipas njoftimint të policisë, janë arrestuar gjashtë persona dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i policisë:

TREGTI E NDALUAR

Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane. Lidhur me rasti janë arrestuar gjashtë(6) persona të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje.



#Policia #kontrolloi #disa #argjendari #në #Gjilan #arrestohen #gjashtë #persona #sekuestrohen #mbi #ari #mijëra #euro #franga
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button