Aktualitet

Avioni C919 ofron shërbimin e parë të fluturimit të posaçëm komercial jashtë pjesës kontinentale

Të martën, avioni i 6-të C919 iu bashkua flotës së kompanisë ajrore CEA, duke treguar përshpejtimin e funksionimit komercial të avionëve të mëdhenj të pasagjerëve të prodhuar prej Kinës. Kjo ndodh një vit pasi u bë fluturimi i parë komercial i avionit të tipit C919. Me këtë avion të prodhuar në mënyrë të pavarur prej saj, Kina synon të sigurojë një pjesë të tregut global të aviacionit civil që tani mbizotërohet nga kompanitë “Boeing” dhe “Airbus”.

Gjatë vitit të kaluar të funksinimit tregtar, avioni C919 ka qarkulluar në tre rrugë nga nga Aeroporti Ndërkombëtar “Hongqiao” i Shangait përkatësisht për në Aeroportin Ndërkombëtar “Tianfu” të Chengdu-së në provincën Sichuan, në Aeroportin Ndërkombëtar “Daxing” të Pekinit dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Xianyang” të Xian-it në provincën Shaanxi.

#Avioni #C919 #ofron #shërbimin #parë #të #fluturimit #të #posaçëm #komercial #jashtë #pjesës #kontinentale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button