Pse gjykatësit nuk dënojnë dhunën ndaj Avokatit?

Nga Lutfi Dervishi
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka evidentuar sot me keqardhje, mungesën e një qëndrimi nga trupa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për aktin kriminal mbi pedagogun dhe avokatin Sokol Mëngjesi.
Është krejt e pa kuptueshme që KLP dhe KLGJ nuk kanë reaguar për aktin kriminal ndaj Avokatit.
Mesa duket qeverisja e gjyqësorit dhe Prokurorisë e konsiderojnë avokatin si njeri që punon për armikun.
Ku duhen kërkuar rrënjët e kësaj çudie?
Jemi i vetmi vend i Lindjes që hoqëm ministrinë e Drejtësisë, ndaluam avokatinë, ndaluam edhe fenë.
Një kujtese për gjykatësit: Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në proces. Gjykatësit i jep të drejtë njërit apo tjetrit! Apo gjykatësi është kundër Avokatit?
Pa avokatë mund të ketë ndëshkim, por jo drejtësi.
#Pse #gjykatësit #nuk #dënojnë #dhunën #ndaj #Avokatit
Java News