Aktualitet

“Ushtria serbe pranë kufirit”. Maqedonci: Grupi i Radoiçiç po lëviz shpesh afër Kosovës

Grupi terrorist serb i drejtuar nga krimineli Milan Radoiçiç, po lëviz shpesh afër kufirit të Kosovës. Këtë e thotë ministri I mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Kosova Press, ku nënvizon se përderisa autorët e sulmit në Banjskë vazhdojnë në jenë të lirë në Serbi, kërcënimi për sigurinë e vendit është i vazhdueshëm.

“Fakti që ky grup vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe që lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, vazhdon të mbetet një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin”, tha Maqedonci.

Ministri  shton se grupi i Radoiçiq ka qenë i mbështetur nga strukturat e sigurisë në Serbi. Gjithashtu thotë se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor.

“Të pasurit e grupeve, strukturave dhe njësive ushtarake në jug të territorit të Serbisë dhe prezenca ushtarake e shtuar shpeshherë përgjatë vijës kufitare me Kosovën. Prezenca e këtyre bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe jo shumë larg kufirit me Kosovën vazhdon të paraqes kërcënim për vendin tonë. Duke i shtuar kësaj pastaj këtë çështjen e stërvitjeve, me të vërtet vlerësojmë se minimalisht nuk është e hijshme që një vendi fqinj t’i dërgohet ushtri për të kryer stërvitje në kufirin e tij”.

Duke folur për luftën hibride ruso-serbe, ministri konfirmon se Kosova ka ndërmarrë hapa për t’u mbrojtur. Qëllimi, sipas Maqedoncit, është destabilizimi dhe krijimi i skepticizmit për rrugën e integrimit euro-atlantik.

/a.r

#Ushtria #serbe #pranë #kufirit #Maqedonci #Grupi #Radoiçiç #lëviz #shpesh #afër #Kosovës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button