Tech

Tik Tok/Von der Leyen: Diskutime për pezullimin e platformës në Bashkimin Evropian

Ndalimi i TikTok në Bashkimin Evropian mbetet ende nje mundesi e hapur. Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, gjate nje mbremjeje debate te zhvilluar ne Maastricht ne Holande, ka nenvizuar se Komisioni Evropian eshte institucioni i pare ne mbare boten qe ka ndaluar TikTok ne telefonat e zyrtareve. Kjo per shkak te rrezikut qe kjo platforme ka shfaqur here pas here per shkak te se ciles jane raportuar shume raste ku te rinjte kane ndermarre akte ekstreme, disa prej te cileve edhe me jete te humbura.

“Ne e dime saktesisht rrezikun e TikTok-ut”, ka thene von der Leyen dhe kur u pyet nga moderuesi i debatit nese tik tok ne BE mund te perballet me masa te ngjashme nga ato qe kane diktuar autoritetet amerikane ajo pohoi se kjo gje nuk perjashtohet.

TikTok po perballet me nje hetim te veçante ne BE, per deshtimet qe ka treguar ne mbrojtjen e te miturive.

Shqetesimet mbi platformen dhe fenomenet e nxitura aty te cilat kane sjelle edhe humbje jetesh, sidomos tek te rinjte, cuan senatin amerikan qe te pozicionohet fort ndaj kompanise BYTEDANCE qe zoteron rrjetin social. Vendimi i senatit i ka dhene 9 muaj kohe korporates qe te shese aksionet, ne te kundert platforma do te bllokohet ne SHBA.

#Tik #TokVon #der #Leyen #Diskutime #për #pezullimin #platformës #në #Bashkimin #Evropian
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button