Tech

ATSH vjen me një aplikacion të ri për lajmet

ATSH ka publikuar aplikacionin e ri të lajmeve dhe ka një thirrje për lexuesit.

Shkarkoni falas në telefonin tuaj nga çdo vend i botës aplikacionin e ri ATA dhe njihuni me lajmet e fundit. Kjo platformë e re informative ju njeh me Shqipërinë dhe turizmin në shqip, anglisht dhe frëngjisht.

Aplikacioni i ri gjendet lehtësisht në App Store për Iphone dhe Play Store për Android.

Krijimi i tij shënon një hap të ri për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, e cila i bashkohet botës digjitale në shpërndarjen e lajmeve. Në këtë platformë do të gjeni lajme nga politika, ekonomia, shëndetësia, turizmi, kultura, sporti, showbiz dhe kinema nga vendi dhe bota.

Agjencia Telegrafike Shqiptare u themelua në vitin 1912 dhe që prej asaj kohe ka mbledhur, botuar dhe shpërndarë lajmet dhe analizat në të gjithë territorin e vendit dhe ka qenë porta e vetme zyrtare e lajmeve nga Shqipëria.

Të shpejtë, të besueshëm dhe të saktë janë vlerat për të cilat ATSH punon prej më shumë se një shekulli.

Nga çdo skaj i botës Shqipërinë e keni në telefonin tuaj.

Mbajeni Shqipërinë me vete kudo ndodheni!

Agjencia Telegrafike Shqiptare ju uron pushime të mbara!

#ATSH #vjen #një #aplikacion #të #për #lajmet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button