Aktualitet

Lulzim Basha prezanton sot programin elektoral, Agron Shehaj shpall partinë e re

Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor në orën 11:00  programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025. Takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik.

Ekonomia do të jetë kryefjala e programit. Tërheqin vemendje shtimi i vendeve të reja të punës, rritja e pagave, vendosja e taksës së sheshtë, qeverisja e vogël, si dhe nxitja e konkurrencës.

Ky program, vjen në një kohë, kur zoti Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës.

Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD-së më 11 qershor. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, mesa duket ka bërë që Lulzim Basha të nxjerrë kandidatët pas verës.

Ndërkohë, po sot, shpallet zyrtarisht fraksioni i radhës mes demokratëve. Deputeti Agron Shehaj pritet të prezantojë partinë e re të quajtur MUNDËSIA.

Shehaj me betejën brenda PD-së, u bashkua me grupimin e Rithemelimit, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por prej disa muajsh ai është shkëputur nga aksioni politik i Rithemelimit dhe ka krijuar një lëvizje të re.

Pikërisht këtë lëvizje ai pritet që ta konkretizojë në një forcë politike të cilën do e prezantojë në 1 qershor, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahet Konventa themeluese e saj.

javanews/a.r

#Lulzim #Basha #prezanton #sot #programin #elektoral #Agron #Shehaj #shpall #partinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button