Shëndeti

Kur bëhen të rrezikshëm nishanet? Dermatologia: Fatkeqësisht vazhdon besëtytnia se…

Nishanet (të quajtura nevuse në terma shkencorë) shfaqin një larmi të madhe paraqitjesh.

Nevusi mund të jetë i sheshtë ose i ngritur, të ndryshojë në ngjyrë nga rozë në kafe të errët në të zezë, dhe në madhësi nga disa milimetra në disa centimetra.

Shumica e nevuseve janë të padëmshëm, por disa lloje të caktuara duhet të monitorohen për të parë çdo ndryshim ose shenjë të melanomës. Më pak se 30% e melanomave lindin nga nevusi dhe ato kanë tendencë të shfaqen spontanisht.

“E ftuar në Vila24 , mjeke dermatologe – venerologe Elmijola Janushaj ju përgjigj të gjithave pikëpyetjeve që mund të keni për nishanet.

“Bestytënia që nishanet nuk duhen prekur fatkeqësisht ekzsiton akoma. Ekzaminimi i nishaneve është i rëndësishëm për të parandaluar një nga kancerat më të rrezikshëm të lëkurës si është melanoma.

Vitet e fundit është rritur shumë numri i pacientëve me kancer lëkure. Shtimi i nishave është një proces që ndodh te njeriu derisa vdes, prandaj duhen kontrolluar herë pas herë.

Nishanet shfaqen kudo, përcaktohet në fillim nëse një nishan është i mirë apo jo më pas bëhet biopsia. Pacientët nuk duhet të tremben nga fjala biopsi, ajo ndihmon për të përcaktuar më mirë diagnozën”- tha Janushaj për NEWS24.

#Kur #bëhen #të #rrezikshëm #nishanet #Dermatologia #Fatkeqësisht #vazhdon #besëtytnia #se..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button