Aktualitet

Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Gjirokastra vazhdon të vlerësohet si një destinacion i rëndësishëm pushimesh për turistët vendas dhe të huaj. Por në qytetin muze, pasuri e UNECOS, është shtuar edhe interesi për blerjen e pronave. Më së shumti preferohet blerja e banesave karakteristike, të cilat më pas kthehen në bujtina.

Sipas agjentëve  imobilare blerësit janë gjirokastritë, por edhe të huaj. Nga këta të fundit më së shumti janë italianë dhe polakë.

Pranë drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore jepet e gjithë asistenca e nevojshme për këta qytetarë të cilët duan të investojnë.

Kreu i kësaj drejtorie Ardis Duka thotë se ata ndihmojnë në hartimin e projekteve dhe në hapat ligjorë që duhen ndjekur.

Qyteti i gurtë po kthehet tashmë në një markë të njohur për turizmin ndërkombëtar, duke e bërë në një prej destinacioneve më të frekuentuara.

/a.r

#Gjirokastër #të #huajt #blejnë #shtëpi #në #zonën #muzeale
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button