Aktualitet

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia do ta njohin shtetin palestinez

Irlanda , Spanja dhe Norvegjia kanë bërë të ditura planet për të njohur zyrtarisht si shtet Palestinën.

Aktualisht kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez është duke iu drejtuar parlamentit dhe siç raportojnë mediat e huaja, ka konfirmuar se Spanja do ta njohë zyrtarisht Palestinën shtet nga 28 maji.

Siç raportonBBC edhe kryeministri irlandez Simon Harris ka thënë se vendi i tij do ta njohë Palestinën shtet. Njëjtë është paralajmëruar të veprojë edhe Norvegjia. Kështu tha të mërkurën kryeministri Jonas Gahr Stoere.

Ata kishin sinjalizuar më herët se qeveria do të njohë shtetësinë palestineze deri në fund të majit.

Izraeli ka reaguar menjëherë duke i thirrur ambasadorët e tij në Irlandë dhe Norvegji “për konsultime urgjente”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, shkroi: Unë kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në dritën e vendimeve të këtyre vendeve për të njohur një shtet palestinez. Unë po i dërgoj një mesazh të qartë dhe të qartë Irlandës dhe Norvegjisë: Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.



#Irlanda #Spanja #dhe #Norvegjia #njohin #shtetin #palestinez
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button