Aktualitet
Tahiri: Drafti i Asociacionit mund rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se drafti i Asociacionit mund të ndryshoj me një qeveri të re.
”Ky Draft mund të rinegociohet nga Bedri Hamza e jo nga Albin Kurti sepse është produkt i dialogut të tij” tha Tahiri.
Tahiri tha se Kosova ka humbur besimin shumë te partnerët ndërkombëtarë.
Ai ndër tjera ka shtuar se ”Nuk bëhet fjalë për anëtarësimin e Kosovës në organizma ndërkombëtarë”.
Lidhur me këto ngecje të Kosovës, Tahiri ka shtuar se ”E kemi barikadë Qeverinë e Kosovë”. /RTV21/
#Tahiri #Drafti #Asociacionit #mund #rinegociohet #nga #Bedri #Hamza #nga #Albin #Kurti
gazetablic.com