Aktualitet

Mërgimtari gjen bimë kanabisi në pronën e tij, lajmëron policinë

Në fshatin Celinë të Rahovecit janë gjetur disa bimë kanabis në pronën e një mërgimtari.

Mërgimtari i cili ka parë që në pronën e tij ka bimë kanabis ka njoftuar policinë. Sipas raportit të policisë, bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura. Policia dyshon se bimët kanë mbi vetvetiu.

Bimët e gjetura janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE

Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.



#Mërgimtari #gjen #bimë #kanabisi #në #pronën #tij #lajmëron #policinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button