Krasniqi: Asociacioni është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë

Ministri, Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.
“Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë,” shkruan Krasniqi.
Sipas Krasniqit, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. “Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër.”
E sipas Krasniqit krerëve të shteteve evropiane nuk po iu intereson fuqizimi i komuniteteve joshumicë në Kosovë.
“Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës. Së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurrur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë,” shkruan Krasniqi.
E si pjesë e komunitetit egjiptian, Krasniqi është shprehur se kjo po e shqetëson shumë.
#Krasniqi #Asociacioni #është #sinjal #shumë #keq #për #komunitetet #joshumicë #në #Kosovë
gazetablic.com