‘Ndeshja e vitit’ në Premier League, Tottenham dhe Manchester City përballen sonte në Londër

Tottenham dhe Manchester City e luajnë sonte ‘ndeshjen e vitit’ në Premier League.
Skuadra nga Londra me një fitore të mundshme do të mbetej në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kurse ‘Qytetarët’ do ta siguronin në masë të madhe titullin kampion në Premier League, shkruan Sport.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes dy skuadrave kishte prodhuar spektakël të jashtëzakonshëm, duke u mbyllur me shifrat 3 me 3, ashtu siç pritet të dhurojë edhe sonte.
Momentalisht, skuadra e Arsenalit është kryesuese e tabelës me një pikë më shumë se City, duke shpresuar që sonte rivali më i urryer, Tottenham do të triumfojë.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto pritet të jenë formacionet e mundshme:
Tottenham: Vicario; Porro, Romero, Van de Ven, Emerson; Sarr, Bentancur; Kulusevski, Maddison, Johnson; Son
Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Gvardiol; Silva, Rodri, De Bruyne; Doku, Haaland, Foden
/ Sport/
#Ndeshja #vitit #në #Premier #League #Tottenham #dhe #Manchester #City #përballen #sonte #në #Londër
gazetablic.com