Life Style

Drejt altarit me partneren 23 vjeçare? Robert Berisha tregon si u njohën në një dasmë

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, në një intervistë të fundit ka folur edhe për partneren e tij të re, Ana Skrel.

Artisti flet pa doreza për të, duke treguar se si janë njohur dhe se cilat janë planet e tyre për të ardhmen.

Ish-banori i Ferma VIP thotë se është 23-vjeçe dhe se me prejardhje është nga Ulqini, por që jeton në Amerikë.

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake . Më bjen me udhëtu shumë, më ka ra shpesh me shku në Amerikë. Tani do e bëjmë, të vijë këtu për me ndejt më gjatë”, u shpreh ai.

I njëjti nuk e përjashton mundësinë për një dasmë të dytë, pas asaj me Nora Istrefin.

“Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në New York, më ka parë me një storie dhe kështu kemi hy në kontakt. Nuk e ka ditur se kush jam, hiç. Jam rehatuar shumë me të. Kjo është Ana Maria. Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.

Kujtojmë që Roberti dhe ish-partnerja e tij, Nora, kanë bashkë një vajzë të quajtur, Renee.

#Drejt #altarit #partneren #vjeçare #Robert #Berisha #tregon #njohën #në #një #dasmë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button