Aktualitet

Milan do 60 milionë euro për Theo Hernandez, Bayern në pikëpyetje për francezin

Theo Hernandez është duke u ndjekur prej muajsh me shumë interes nga Bayern Munich.

Në situatën që rrezikon të mbetet pa Alphonso Davies, i cili kërkon 12 milionë euro në sezon për të rinovuar ose përndryshe do të largohet në drejtim të Real Madrid-it, klubi gjerman po kërkon për zëvendësuesin e denjë të kanadezit.

Megjithatë së fundmi mediet italiane raportojnë se Milan, në pamundësi për ta mbajtur mbrojtësin në ekip deri në 2026-ën kur i skadon kontrata, ka caktuar çmimin e kartonit të tij, për të cilin kërkon plot 60 milionë euro.

Një kërkesë goxha e lartë dhe në një situatë të tillë bavarezët tashmë do duhet ta mendojnë edhe njëherë nëse janë të gatshëm të shpenzojnë një shumë të tillë për francezin e Milan-it.



#Milan #milionë #euro #për #Theo #Hernandez #Bayern #në #pikëpyetje #për #francezin
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button