E pranon vetë presidenti Macron: I kam bërë presion Realit për Mbappe

Nuk është sekret që Emmanuel Macron dhe të gjithë francezët duan ta shohin Kylian Mbappé në edicionin e ardhshëm të Lojërave Olimpike, që do të mbahen në Francë, këtë verë. Presidenti i Francës zbuloi se ka lobuar që kjo të ndodhë:
“Unë kam bërë presion maksimal mbi atë që do të jetë klubi i ri i Mbappe”, tha presidenti francez, duke iu përgjigjur pyetjeve të Paul de Saint Sernin, një komedian francez, të cilat u publikuan në mediat sociale.
Kujtojmë që Reali i Madridit, sipas shtypit francez, ka njoftuar Federatën Franceze të Futbollit se nuk do të lirojë lojtarët e tij për turneun olimpik.
Përveç Mendy, Camavinga dhe Tchouaméni, “Los Blancos” do të kenë edhe shërbimet e sulmuesit aktual të PSG-së nga vera e ardhshme.
#pranon #vetë #presidenti #Macron #kam #bërë #presion #Realit #për #Mbappe
gazetablic.com