Aktualitet
Shpërthimi në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon BE: Siguria e njerëzve të drejtësisë, parësore për pavarësinë e gjyqësorit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar për sulmin e bërë ndaj gjyqtarit, Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës.
Reagimi i plotë:
Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë sëfundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri.
Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri/m.j
#Shpërthimi #në #banesën #gjyqtarit #në #Shkodër #reagon #Siguria #njerëzve #të #drejtësisë #parësore #për #pavarësinë #gjyqësorit
Java News