Aktualitet

“Nga 70 fitues shkuan në 140, mes tyre patronazhistë të PS”, Bardhi: Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të vijë të japë llogari

Pas hijeve të dyshimit që janë ngritur për provimin e magjistratëve të rinj, kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar që të thirret në Komisionin e Ligjeve, drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi. Ai tha se duhet bërë transparencë, se përse lista e fituesve nga 70 përfundoi me 140.

Në fjalën e tij në Komision, Bardhi shtoi se në listën e fistuesve, ishin edhe patronazhistë të PS.

“Nuk mund të bëjmë sikur nuk e kemi pare atë që ka ndodh në konkursin e Shkollës së Magjistraturës. Kem parë në media, që lista e fituesve  është shtuar 3 herë.

Ne si komision do duhet të thërrasim në pyetje Drejtorin e Shkollës  së Magjistratures. Nëpërmjet këtij Komisioni të informohet edhe opinioni publik. Te kuptohet se çfarë ka ndodh me Shkollën e Magjistraturës. Është hera e parë që ky proces vishet me hije skandali.  Nga 70 fitues që u zgjuan në  mëngjes,  shkoi në 140 në darkë.

Të jem i sinqerte e kam lexuar reagimin e Shkollës së Magjistraturës. Nuk kuptohet pse ditën e parë ishin 70, në darke u bënë 120 dhe të nesërmen 140 fitues. Ju keni publike listën e patronazhistëve.  13 persona që kanë fituar janë në listën e patronazhisteve të PS. Nuk dua t’i paragjykoj. Fakti që është patronazhist nuk do të thotë të mos bëjë karrierë, por duhet transparencë. Të mësojmë se çfarë ka ndodhur”, tha Bardhi në Komisionin e Ligjeve.

Në përfundim konkursit të zhvilluar pak ditë më parë, testet janë korrigjuar përmes pajisjes scantron, nga ku kanë rezultuar 79 persona fitues. Mirëpo, 24 orë më vonë Shkolla e Magjistraturës ka publikuar një listë me mbi 121 fitues. Shqetësimit të disa prej kandidatëve jo fitues, drejtuesi i Shkollës së Magjistraturës, i është përgjigjur se pajisja scantron nuk ka funksionuar si duhet dhe se disa nga tezat janë rivlerësuar.

Duke pretenduar mungesë transparencë dhe shkelje të rregullave të provimit një grup prej 27 kandidatësh kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë ripërsëritjen e testimit.

/a.r

#Nga #fitues #shkuan #në #mes #tyre #patronazhistë #të #Bardhi #Drejtori #Shkollës #së #Magjistraturës #të #vijë #të #japë #llogari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button