Aktualitet
Salianji do përgjigjen e Ramës, Gogu ironi te “TIMS”-i: E di që nuk rri dot pa kartolinë nga ai…

Sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu replikoi me Ervin Salianjin teksa ky i fundit tha se Kryeministria nuk kishte kthyer përgjigje për kërkesën për informacion.
“Ju siguroj që kryeministri Rama ka një traditë në komisionet hetimore, ndryshe nga ju që i injoronit.
Rrini të qetë se kryeministri do t’ju përgjigjet.
E di që ju nuk rrini dot pa një kartolinë nga ai. Në mos ka mbritur, është duke mbërritur përgjigjja.
Komisioni ka tjetër qëllim, ne hetojmë me ndihmën e ekspertëve”, deklaroi nënkryetari i komisionit, Toni Gogu.
/a.r
#Salianji #përgjigjen #Ramës #Gogu #ironi #TIMSi #që #nuk #rri #dot #kartolinë #nga #ai..
Java News