Aktualitet

Rama refuzoi interpelancën për Rai 3, Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin Konferencën e Kryetarëve

Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkajn kanë braktisur mbledhjen e konferencës së kryetarëve në Kuvend, ku diskutohej kalendari i punimeve dhe cështjet e rendit të ditës së punës së parlamentit.

Shkak për largimin e tyre mendohet të jetë bërë mos pranimi i kërkesës për një interpelancë në lidhje me reportazhin e Rai 3 për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët, ku lakohej dhe emri i sekretarit të përgjithshëm Engjëll Agaçi si negociatori kryesor i këtij akordi.

Më herët, gjatë javës ishte vetë kryeministri Rama që nuk pranoi urgjencën e një interpelance për këtë çështje, duke thënë se kërkon të sqarojë njëherë akuzat në gjuhën italiane, prej nga ku nisi dhe debati në të dy vendet.

Mbrëmjen e kaluar pritej dhe pjesa e dytë e reportazhit të Report në Rai 3, por ai nuk u transmetua për motive ende të paqarta.

/a.r

#Rama #refuzoi #interpelancën #për #Rai #Bardhi #dhe #Gjekmarkaj #braktisin #Konferencën #Kryetarëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button