Aktualitet

Kë kërkonte ‘masakruesi me kosë’ i shfaqur në sfondin e kurorëzimit të Charles në katedrale? (Video)

Ceremonia e kurorëzimit të mbretit të ri anglez Charles kaloi në një atmosferë festive apo solemne, edhe pse disa detaje të mistershme nuk e kanë bindur publikun botëror për kuptimin e tyre.

Një figurë e frikshme me pelerinë të zezë, e ngjashme me personazhin e frikshëm të vrasësit të njohur në kulturën anglofone si  ‘the grim reaper’ vijon të çudisë publikun për arsyet e prezencës së saj në ceremoni.

Pas hyrjes së një skuadre ushtarakësh në katedrale, në sfondin e portës së ndriçuar shfaqet çuditërisht një person me pelerinë të zezë me një shkop të gjatë, të ngjashëm me kosën e personazhit gjakderdhës.

Teksa personi kalon vetëm një herë në harkun e praruar të katedrales gjatë ceremonisë, askush nuk dha një shpjegim për pyetjet e të interesuarve në rrjetet sociale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button