Tritol banesës së gjyqtarit në Shkodër, Bardhi: Zbardhni çështjen dhe vini autorët para përgjegjësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me vendosjen e tritolit në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj në Shkodër.
Në një postim në rrjetin social “X” ai i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët.
Postimi i plotë:
Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.
Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.
#Tritol #banesës #së #gjyqtarit #në #Shkodër #Bardhi #Zbardhni #çështjen #dhe #vini #autorët #para #përgjegjësisë
Java News