Kryemadhi zbuloi fletën e votimit, Meta: Gabim i rëndë, vota është e fshehtë. Në mbrëmje te “Rruga e Shpresës”!

Në një komunikim të shkurtër për gazearët jashtë ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ku po zhvillon prej disa orësh punimet Konventa e PL, Ilir Meta ka deklaruar se me përfundimin e eventit do t’i drejtohet banesës së Sali Berishës.
Meta u shpreh se në mbrëmje do të shkojë te “Rruga e Shpresës”, ashtu siç prej muajsh tanimë quhet nga ish-kryeministri Berisha dhe simpatizantët e tij rruga “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, ku ndodhet edhe apartamenti i Berishës.
I pyetur në lidhje me votën e Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe njëherazi bashkëshortes së tij, Meta tha se ajo ka gabuar rëndë duke bërë publike votën e saj.
“Tek Bulevardi i shpresës në mbrëmje. Ka rregulla në shtëpinë e tjetrit, do respektohen rregullat e tyre. Gabim i rëndë që Kryemadhi deklaroi votën për mua hapur, vota është e fshehtë”, tha Meta./m.j
#Kryemadhi #zbuloi #fletën #votimit #Meta #Gabim #rëndë #vota #është #fshehtë #Në #mbrëmje #Rruga #Shpresës
Java News