Çifti i parë në “Ferma VIP”? Pas puthjes me Baby G, Buçko: Më pëlqen për karakterin që ka!

Prej ditësh është vënë re një afermitet i Buçkos me Baby G.
Ata kanë një skenë aktrimi në një nga sfidat e Agait, ku shfaqen duke u puthur, por mes dyshes nuk kanë munguar as bisedat dhe përqafimet.
Fjoralba i pyeti fermerët për puthjen mes tyre, por ata thanë se ishte e gjitha për aktrim. Buçko u shpreh se i pëlqen shumë karakteri i Baby G.
Pjesë nga biseda
Baby G: Ajo puthje ishte për aktrim
Buçko: Ishte aktrim
Fjoralba: Kimia dhe bashkëbisedimet kanë qenë të vërteta ama
Buçko: Me Baby G nuk na ka rënë të rrim shumë bashkë. Kemi folur kemi njohur njëri-tjetrin këto ditë
Baby G: Mua këtu çunat pas një muaji duan të më njohin. Unë jam 28 vjeç, Buçko 23 vjeç
Fjoralba: Dashuria nuk njeh moshë
Baby G: Unë shumë e respektoj Buçkon dhe lum ajo nusja që do e marrë
Buçko: E kam njohur më shumë, më pëlqen për karakterin që ka, është shumë e qeshur.
#Çifti #parë #në #Ferma #VIP #Pas #puthjes #Baby #Buçko #Më #pëlqen #për #karakterin #që
Java News