Aktualitet

Masat emergjente për rënien e euros, ngurtësohet parapagimi i kësteve të tatimfitimit te eksportuesit, rimbursimi i TVSH-së brenda 3 ditësh

Alarmit të eksportuesve për humbjet e krijuara si pasojë e zhvlerësimit të euros, Ministria e Financave i është përgjigjur me dy masa lehtësuese.

Pas takimit me ta, ministrja Delina Ibrahimaj si lehtësim të parë dha ngurtësimin e tatimfitimit.

“Kemi vendosur që me qëllim dhënien e një zgjidhje afatshkurtër për rritjen e likuiditeteve të kompanive eksportuesve të ngurtësojmë parapagimin e kësteve të tatimfitimit”.

Po ashtu për tu krijuar mundësi kompanive që të kenë shuma monetare në qarkullim, rimbursimi i TVSH për ta do të jetë prioritet.

“Do të marrim masa që rimbursimi i TVSH-së që merret nga eksportuesit nëpërmjet administratës tatimore, që duhet të jepet për 30 ditë, do të jepet brenda 3 ditësh pas paraqitjes së kërkesës për ato eksportues që eksportojnë 70% të produkteve të tyre”.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i Shoqatës së Eksportuesve edhe një herë theksoi dëmin që po i shkaktohet vendit nga rënia e euros.

“Jemi të shqetësuar prej javësh nga rënia e euros, pasi është dëm i madh që po i shkaktohet ekonomisë. Të parët që po e ndjejnë janë eksportuesit dhe nuk do të jetë e largët dita kur do ta ndjejnë edhe bizneset e tjera”.

Shoqata Proeksport llogarit se për janar-mars 2023 humbjet te tekstilet dhe këpucët nga zhvlerësimi i euros janë 45 milion euro krahasuar me 2022.

Edhe këtë të enjte euro vijoi rënien duke shkuar në 110. 5 në blerje dhe 111.2 në shitje.

Ndaj institucionet vendosën të diskutojnë një strategji për të stabilizuar stuatën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button