100 njerëzit më me ndikim të “Time”, Dua Lipa në mbrëmjen gala të organizuar në Nju Jork

Shkëlqimi i 100 yjeve me ndikimin më të madh, sipas përzgjedhjes së revistës prestigjioze “Time” vezulloi në mbrëmjen të organizuar për të në Nju Jork.
Nuk kishte si të mungonte Dua Lipa, e cila spikati si gjithmonë me paraqitjen e veçantë, një fustan Shanel me dantellë të gjatë nga koka te këmbët, me motive lulesh të qëndisura me kristale dhe unaza alumini.
Përfshirja në listën e këtij viti është një ogur i mirë edhe për suksesin e albumit të ri që pritet të publikojë muajin e ardhshëm “Radical Optimism”, i treti në karrierën e saj.
Mes yjeve të tjerë, të pranishëm ishin edhe I. Xhin Keroll, Kajli Minog e Xhej Zi. Për herë të parë, kjo listë e Tajm dominohet nga gratë pasi ato janë 51, më shumë se gjysma.
#njerëzit #më #ndikim #të #Time #Dua #Lipa #në #mbrëmjen #gala #të #organizuar #në #Nju #Jork
Java News