Aktualitet
Molotovë te bashkia e Tiranës, Balla: Arsyen e dhanë vetë protestuesit, thirrën lironi liderin e opozitës, Berisha

Nga Korça ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur për protestën e Rithemelimit pranë bashkisë së Tiranës.
Ai u shoreh se arsyen e protestës e dhanë vetë protestuesit të cilët bënë thirrje që të lirohej Sali Berisha i cili prej dhjetorit të 2023 ndodhet në arrest shtëpie për aferën Partizani.
“Besoj që protestuesit sot e dhanë vetë përgjigjen e arsyes së protestës kur gjatë protestës thirrjet ishin “Lironi liderin e opozitës”, kështu që në këtë aspekt besoj e kuptoni që këta nuk kanë hallin që i referoheni ju, por kanë hallin e vet”, tha Balla./m.j
#Molotovë #bashkia #Tiranës #Balla #Arsyen #dhanë #vetë #protestuesit #thirrën #lironi #liderin #opozitës #Berisha
Java News