Aktualitet
U kapën me heroinë, arrestohen dy shqiptarë në Milano

Dy shqiptarë, të moshave 36 dhe 46 vjeç, janë arrestuar nga policia në Milano për drogë. Sipas mediave italiane, ata u kapën me 5.2 kilogramë heroinë në garazhin e tyre.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha prej 70 mijë eurosh.
Të dy u vunë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës./abcnews.al/
#kapën #heroinë #arrestohen #shqiptarë #në #Milano
gazetablic.com