Aktualitet
Beleri ‘bie’ edhe në Gjykatën e Lartë, refuzohet rekursi për t’u betuar

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Gjykata e Lartë e rrëzoi kërkesën e Belerit. Ky i fundit qëndron në qeli që prej 12 Majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.
Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me 2 vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar.
Kandidati i Athinës, Berishës dhe Metës ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i Posaçëm.
/a.r
#Beleri #bie #edhe #në #Gjykatën #Lartë #refuzohet #rekursi #për #betuar
Java News