Sport

Dëmtimi i rëndë, Kumbulla reagon nga spitali pas operacionit: Hapi i parë për rikthimin tim në fushë

Qendërmbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë, të cilin e dëmtoi në barazimin 1-1 të verdhekuqve ndaj Milanit, në përballjen e fundit mes dy skuadrave të Serie A.

Një moment shumë i vështirë për Kumbullën, i cili tani do të nisë procesin rehabilitues, që do të zgjasë disa muaj. Përmes rrjeteve të tij sociale, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë moment mjaft delikat, që ia ka përmbysur botën mbi kokë:

“Ky operacion është hapi i parë për rikthimin tim në fushë. Ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë dua të falenderoj ekipin mjekësor. Tani duhet të pushoj fizikisht, por jam gati të bëj gjithçka që duhet për të dhënë sërish 110% për ngjyrat që mbroj.

Faleminderit përsëri të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar, është një ndihmë e madhe. Forca Roma!”

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button