Mandati i Xhaçkës sërish në Kushtetuese, Basha kundër Bardhit: Akt i papërgjegjshëm politik
Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë në një konferencë për gazetarët se Gjykata Kushtetuese ka folur njëherë për mandatin e Olta Xhackës dhe mbi vendimet e saj nuk mund të jetë askush.
Ai është shprehur kundër veprimit të Gazment Bardhit, duke e quajtur një akt të papërgjegjshëm politik, pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë të njëjtin qëndrim.
“Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjesh ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek “Dajë Ceni”? Ku do e çosh pastaj?”, tha Basha.
“As nuk kemi ndaluar as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në GJK është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedent në 34 vite. GJK ka folur, kur GJK flet parlamenti bindet. Hierarkia në këtë vend fillon nga GJK, askush nuk është mbi GJK përveç gjykatës evropiane të drejtave të njeriut. Kur GJK flet të gjithë binden. Me aktin e mos votimit të konfliktit të interesit që çon në humbjen e mandatit të Olta Xhackës, Rama ka futur vendin në krizë kushtetuese.
Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjesh ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek “Dajë Ceni”? Ku do e çosh pastaj? Është një akt plaçidimi, qetësimi. Është një akt i papërgjegjshëm politikisht.
Këtu ka dy gjëra, e para është rasti konkret i Olta Xhacka. Akti i dytë eshte precedenti që ka vendosur Edi Rama, për herë të parë në 34 vite, As në kohën më të nxehtë të krizave politike, nuk ka ndodhur që një instancë tjetër ti thotë jo GJK Është krizë kushtetuese. Nëse kësaj krize kushtetuese nuk do ti ishte paraprirë me një tjetër paralizë kushtetuese sic ishte zhveshja e presidentit nga kompetencat më 2008, ky është shkak që presidenti të shpërndarje parlamentin. Parlamenti ka kryer një krim kushtetuese”, tha Basha.
/a.r
#Mandati #Xhaçkës #sërish #në #Kushtetuese #Basha #kundër #Bardhit #Akt #papërgjegjshëm #politik
Java News