Aktualitet
Endriti uron Thaçin: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t’i gëzohemi lajmit të kthimit tënd

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Edhe kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Djali i tij, Endriti përmes rrjeti social ‘Instagram’ ka uruar Thaçin.
”Babi sot po i mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me neve, duke iu gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja, nga miqt. Jam i bindun që ditëlindjen e ardhshme , ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua bab”, ka shkruar Endriti.
#Endriti #uron #Thaçin #bindur #që #në #ditëlindjen #ardhshme #gëzohemi #lajmit #të #kthimit #tënd
gazetablic.com