Hoti pyet ministrin Krasniqi: Pse keni shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shkruar sot lidhur me ndërtimin e shtëpive për komunitetet, gjersa ka pyetur ministrin Elbert Krasniqi përse janë shpenzuar 3 milionë euro me kontrata njëburimore.
Hoti në një postim në Facebook shkruan se bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.
Lexoni të plotë postimin e Hotit:
Ministri i Pushtetit Lokal duhet të përgjigjet përse i ka shpenzuar 3 milion euro me kontrata njëburimore për ndërtimin e shtëpive për komunitete, siç kanë gjetur organizatat joqeveritare.
Nuk ka kompani private të mjaftueshme në treg për të ndërtuar shtëpi njëkatëse, dy-tri dhomëshe?!
Sa për grantet e pushtetit lokal, Kosova ka qenë shembull për pushtetet lokale në rajon dhe më gjerë për objektivitetin e ndarjes së granteve nga pushteti qendror tek ai lokal.
Bashkëpunimi i Qeverisë me pushtetin lokal kurrë nuk ka qenë më i keq.
#Hoti #pyet #ministrin #Krasniqi #Pse #keni #shpenzuar #milionë #euro #kontrata #njëburimore #për #ndërtimin #shtëpive #për #komunitete
gazetablic.com