Aktualitet

Vijon telenovela me gjyqin e Salianjit, deputeti dhe avokati: Jemi shumë të sëmurë, s’vijmë dot në seancë

Gjyqi në Gjykatën e Apelit për deputetin e PD Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë për në datë  8 maj 2024 ora 10.00.

Avokati i Salianjit, Ledio Braho ka bërë kërkesë që të shtyhet seanca për arsye shëndetësore. Në këto kushte prokurori i çështjes ka kërkuar që të caktohet datë tjetër.

‘Caktoni datë tjetër, s’mund të bëhet seanca!’- tha prokurori.

Ndërkohë avoktai i Geron Xhafës, tha se ‘nuk ka ardhur qëllimisht për ta shtyrë, caktoni avokat nga shteti’.

/a.r

#Vijon #telenovela #gjyqin #Salianjit #deputeti #dhe #avokati #Jemi #shumë #të #sëmurë #svijmë #dot #në #seancë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button