I ftuari i Dukës së Madh të Rusisë, Princ Leka merr me vete edhe Blertën

Princ Leka ndodhet në Maltë, ku fundjavën që lamë pas mori pjesë në një gala prestigjoze, i ftuar nga Duka i Madh i Rusisë, George Mikhailovich dhe gruaja e tij Princesha Victoria.
Mirëpo, në këtë udhëtim me rëndësi për pozitat e tij, Leka nuk ka qenë vetëm.
Ai është shoqëruar nga e dashura e tij, fotografja Blerta Celibashi e cila ndonëse nuk ka marrë pjesë në gala, ka lënë “gjurmë” me postimet e saj në “Instagram”, të cilat kanë zbuluar se ndodhet gjithashtu në Maltë.
Pas zhurmës së skandalit në oborrin Mbretëror dhe procesin e divorcit me Elia Zaharian, Princi po gjen qetësi në krahët e partneres së tij të re dhe lidhja e tyre tashmë është bërë publike.
Dyshja nuk i fshihen më syrit të publikut dhe mund të shëtisin lirshëm edhe në rrugët e kryeqytetit, pse jo të udhëtojnë edhe jashtë vendit.
#ftuari #Dukës #së #Madh #të #Rusisë #Princ #Leka #merr #vete #edhe #Blertën