Vendimi/ Rrëmbeu nipin 3 vjeç dhe e mbajti fshehur një javë, gjykata lë në “detyrim paraqitje” gjyshen

Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitjeje për gjyshen e 3-vjeçarit, e cila për disa ditë mbajti nipin e saj larg të ëmës.
Kujtojmë se Bahrie Gjuni është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj.
Ajo ka deklaruar se gjithçka e bëri në emër të dashurisë për nipin dhe dëshirës për ta rritur atë vetë, pas vdekjes së djalit aksidentalisht.
Presioni policor, kërkimet e shumta dhe negociatat me familjarët e saj çuan në vetëdorëzimin e gjyshes së bashku me të miturin, i cili në gjendje të mirë shëndetësore u mor nga e ëma Ille Gjuni, e cila gjithë këto ditë lutej të shtrëngonte sërish në krahë fëmijën e saj gjë që e arriti pasditen e kësaj të shtune./m.j
#Vendimi #Rrëmbeu #nipin #vjeç #dhe #mbajti #fshehur #një #javë #gjykata #lë #në #detyrim #paraqitje #gjyshen
Java News