“Bosja” shqiptare prangoset në Kretë, policia i gjen në shtëpi mbi 10 kg drogë dhe bllokun e klientëve

Një 40-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke në ishullin e Kretës në Ierapetra, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediat lokale të ishullit raportojnë se bashkë me 40-vjeçaren është arrestuar edhe një 52-vjeçar grek. Dyshja bashkëpunonin për trafikimin dhe shitjen e drogës.
Gjatë kontollit në banesat e dy të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi ndër të tjera 10.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa, mbi 23 mijë euro cash, një makinë dhe bllokun e klintëve që u shisnin drogën.
Gjatë kontrolleve ne banesat e 2 të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar:
· 10 kilogramë e 586 gramë kanabis
· 13.5 gram kokainë
· Shuma e parave prej 23 770 euro dhe 50 paund britanike si të ardhura nga veprimtari të paligjshme
· 4 peshore
· 3 celularë
· Paketim najloni
· Pajisja mbyllëse hermetike
Gjithashtu është konfiskuar edhe një makinë, e cila përdorej për kryerjen e veprave penale.
Hetimi paraprak kryhet nga Departamenti i Sigurisë së Ierapetrës.
/a.r
#Bosja #shqiptare #prangoset #në #Kretë #policia #gjen #në #shtëpi #mbi #drogë #dhe #bllokun #klientëve
Java News