Aktualitet

Rritet ndjeshëm numri i të huajve që vijnë në Shqipëri, ja qytetet më të vizituara

Është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve gjatë muajit shkurt 2024 krahasuar me shkurtin 2023 në Shqipëri.

INSTAT ka nxjerrë sëfundmi të dhënat mbi numrin e personave që frekuentuan Shqipërinë gjatë shkurtit, të cilët janë rritur gjithsej me 27%.

Sa i përket atyre që INSTAT i kategorizon si “vizitore jo-rezidentë”, pra që nuk kanë jetuar në Shqipëri gjatë 12 muajve të fundit, raportohet se janë rritur me 58%.

Numri më i madh i vizitorëve kanë qendruar në struktura akomoduese në zonat e Tiranës, Durrësit si edhe zona të tjera bregdetare, ndërkohë që gjatë këtij muaji vërehet edhe një rritje e ndjeshme e vizitave në rajonin verior.

/a.r

#Rritet #ndjeshëm #numri #të #huajve #që #vijnë #në #Shqipëri #qytetet #më #të #vizituara
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button