“Miku yt mbyti Britaninë me drogë”, kur Bardhi akuzonte Flamur Nokën, sot sulmon Ramën duke cituar RAI 3

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të një investigimi ditën e djeshme nga emisioni “Report”, në Rai 3, që fliste për narkotrafikun dhe përmendte dhe rastin e Xibrakës.
Bardhi ka vijuar akuzat ndaj vëllait të Kryeministrit edhe pse është i paditur në SPAK.
Mirëpo duket se kreu i Grupit të PD akuzat për trafik droge i ka ‘sport të zakonshëm’. Pak muaj më parë, para se të rikthehej në prehërin e Sali Berishës, Bardhi akuzonte Flamur Nokën.
“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë” – thoshte Bardhi për Nokën.
Ndaj akuzat për trafik narkotikësh nga Gazment Bardhi ose duhen besuar të gjitha, ose janë të gjitha trillime me qëllime politike.
/javanews/a.r
Postimi sot:
#Miku #mbyti #Britaninë #drogë #kur #Bardhi #akuzonte #Flamur #Nokën #sot #sulmon #Ramën #duke #cituar #RAI
Java News