Aktualitet

“Turp për futbollin”, Ter Stegen s’mund ta kuptoj si nuk u pranua goli i Yamal ndaj Real Madridit!

Sikur të mos mjaftonte humbja dëshpëruese ndaj PSG-së në Champions League, Barcelona u mposht edhe nga Real Madridi në Santiago Bernabeu.

Jude Bellingham mbylli ndeshjen me një gol në minutën e 91-të, për të vulosur rezultatin 3-2, përcjell Sport.

Sa i përket penalltisë së Pau Cubarsi, Marc-Andre ter Stegen e quajti Vazquez-in ‘inteligjent’.

“Vazquez ishte inteligjent në penalltinë. Unë mendoj se ai u përpoq ta kërkonte atë”, tha ai, cituar nga MARCA.

Megjithatë, kapiteni i Barcelonës ishte shumë më i ashpër kur goli i Lamine Yamal nuk u pranua.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Të mos llogaritet gol është një turp i vërtetë për futbollin. La Liga ka shumë para, por mesa duket jo për gjënë më të rëndësishme”, ka kritikuar ter Stegen.

/ Sport/



#Turp #për #futbollin #Ter #Stegen #smund #kuptoj #nuk #pranua #goli #Yamal #ndaj #Real #Madridit
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button