Life Style

“Humba 10 ditë në shkretëtirë, hëngra vetëm kaktus”, Dijonisi batuta me Marianën: I hapja depozitën devesë

Një histori personale e Dijonisit, për të cilën Mariana ka dyshime nëse është e vërtetë, ka krijuar një situatë shumë komike në “Ferma VIP”.

Dijonisi ka treguar se ka humbur 10 ditë në shkretëtirën e Dubait, kur ka qenë në një udhëtim, teksa më tej rrëfen edhe sakrificat për të mbijetuar.

“Ne na iku gamilja. Kam qenë sipër, iku nëpër Safar dhe ngela atje. Këto gamilet kishin GPS se ja u fusnin në stomak dhe na kanë ardhur na kanë gjetur pas 10 ditësh. 10 ditë në mes të shkretëtirës, duke vujtur, kam ngrënë kaktusa. I thosha gamiles haji gjembat dhe ajo i hante. 10 ditë kam ngelur dhe i humburi në mes të shkretëtirës unë kam qenë. 10 ditë dhe 9 netë, e ke në internet. Jetoja vetëm me kaktusa. Kanë qenë ditët më të vështira të jetës time, u thaja për ujë. Gamilet kanë me vete depozita uji dhe unë hapja depozitën, mbushja ujë në duar dhe pija”, tha Dijonisi.

Kjo histori e treguar prej tij ka ngritur dyshime tek Mariana, e cila përpos se ka qeshur, disa herë e ka pyetur Dijonisin nëse po thoshte të vërtetën.

Mes dyshes, ka pasur edhe një shkëmbim eksperiencash, se si kanë kaluar dhe çfarë kanë vizituar kur kanë qenë në Dubai./vizionplus

#Humba #ditë #në #shkretëtirë #hëngra #vetëm #kaktus #Dijonisi #batuta #Marianën #hapja #depozitën #devesë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button